Peja në gjysmëfinale

Peja në gjysmëfinale

23/04/2021

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it të FIVE STAR Superligës, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale (2:1) ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 100:83 (25:19, 25:25, 25:23, 25:16).

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e pare (25:15), që përfundoi 25:17. Perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë, çka e dëshmon edhe rezultati 25:25, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:44.

Vendasit ishin në epërsi konstante edhe në periodën e tretë, ku përkundër tentimeve nga prishtinasit, kjo pjesë përfundoi 25:23, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:67. Në 10 minutat e fundit, Peja menaxhoi lojën dhe epërsinë e krijuar, duke e thelluar edhe më shumë, për të triumfuar 100:83, çka i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 33 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 19 pikë e 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 26 pikë dhe Tevin Mack me 25.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners