Istogu apo Trepça në Superligë

Istogu apo Trepça në Superligë

25/04/2021

Istogu dhe Trepça do të luajnë në “Play-Out” për një vend në elitën e basketbollit. Do të zhvillohen dy përballje dhe kush është më e mirë në këto dy ndeshje, do të jetë anëtare e FIVE STAR Superligës në edicionin e ardhshëm.

Istogu luan në “Play-out” për shkak se u mund nga RC Cola Drita në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë, kurse Trepça përfundoi e shtata në renditje në garat e Superligës.

Istogasit garat në Ligën e Parë i përfunduan në pozitën e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa Trepça në Superligë kishte 11 fitore dhe 17 humbje.

Ndeshja Istogu-Trepça do të zhvillohet në Klinë nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners