Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është e lumtur të ju informoj se në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, për herë të parë do të organizojë Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll këtë vit. Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.
Shkollat janë përzgjedhur për këtë garë elitare të sportit shkollor si fituese të garave të organizuara në nivel komunal e rajonal nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës gjatë muajit mars. Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan. Nxënësit dhe nxënëset do të fillojnë garën më 27 prill, derisa këto do të jenë shkollat të cilat do të marrin pjesë:
Djemtë
Vajzat
Xhiroja e parë do të zhvillohet me datën 27.04.2021 në Obiliq, ndërsa këto janë çiftet e xhiros së parë:
Xhiroja e parë-Djemtë
Shfmu “Ismail Qemali” Prishtinë - Shfmu “Ganimete Tërbeshi” Ferizaj
Shfmu “Shmu 2” Vushtrri - Shfmu “Yll Morina” Gjakovë
Shfmu “Bajram Curri” Istog - Shfmu “Don Bosko” Gjilan
Shfmu “7 Marsi” Suharekë - Shfmu “Emin Duraku” Kaçanik
Xhiroja e Parë-Vajzat
Shfmu “Ismail Qemali” Prishtinë - Shfmu “8 Marsi” Pejë
Shfmu “Shmu 2” Vushtrri - Shfmu “Rasim Kiqina” Drenas
Shfmu “Bajram Curri” Istog - Shfmu “Isa Boletini” Rahovec
Shfmu “Jeronim de Rada” Ferizaj - Shfmu “Thimi Mitko” Gjilan