Gjysmëfinalja e dytë i takon Yllit

Gjysmëfinalja e dytë i takon Yllit

27/04/2021

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 62:70 (13:25, 18:12, 16:18, 15:15), duke barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1. Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Suharekë, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshje, duke dominuar në çerekun e parë, ku kishin epërsi 7:20, derisa kjo pjesë përfundon 13:25. Vendasit nuk u dorëzuan dhe kundërpërgjigjen shpejt, duke ngushtuar epërsinë në 31:35, ndërsa pjesa e parë përfundon 31:37.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku therandasit shkëputen sërish në 37:50, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:55. Asgjë nuk kishte përfunduar sepse Vreshtarët rikthehen në 10 minutat e fundit, duke afruar shifrat në 62:66, por nuk arrijnë të bëjnë më shumë dhe Ylli triumfon 62:70.

Te Rahoveci u dallua Ed Daniel me 19 pikë e 14 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Demetris Morant me 11 pikë e 9 kërcime, Elyjah Clark me 18 pikë dhe Erjon Kastrati me 13.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners