Misioni i vështirë për Istogun, Trepça e dëshiron Superligën

Misioni i vështirë për Istogun, Trepça e dëshiron Superligën

28/04/2021

Të enjten (nesër) do të zhvillohet ndeshja e dytë e Play-out ndërmjet Trepçës dhe Istogut. Në Play-out zhvillohen dy takime, ku kush është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Takimi i parë përfundoi 70:99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit, që do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në FIVE STAR Superligë.

Ndeshja Trepça-Istogu do të zhvillohet nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners