Rruga e Bashkimit dhe Penzës drejt finales së madhe

Rruga e Bashkimit dhe Penzës drejt finales së madhe

29/04/2021

Bashkimi dhe Penza do të përballen sonte në ndeshjen më vendimtare të edicionit.

Sonte në Prizren zhvillohet finalja e pestë e Play-offit në EBC Ligën e Femrave, ku kush e fiton këtë përballje do të fitojë titullin e kampionit.

Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63:84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65:70. Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74:63, duke kaluar në epërsi 2:1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72:58, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet të enjten në Prizren.

Në gjysmëfinale Bashkimi mundi Vëllaznimin dy herë, kurse Penza eliminoi Prishtinën në dy ndeshje.

Bashkimi përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Penza në vendin e tretë me 17 fitore dhe shtatë humbje.

Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.

Pasluftës Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë.

Ndeshja Bashkimi-Penza zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners