Ponte Prizreni ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës në udhëtim 62:88 (19:31, 15:18, 16:19, 12:20), në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të “Play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit barazuan serinë në 2:2 dhe finalisti do të vendoset në Prizren të martën.
Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e arritën 16:31, derisa kjo pjesë përfundon 19:31. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, megjithatë, prizrenasit ruajtën epërsinë e krijuar, duke përmbyllur pjesën e parë në të mirë të tyre me shifrat 34:49.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë dhe treguan vendosmëri për të fituar, kurse pejanët assesi të këndellen. Ponte shkoi deri në 20 pikë epërsi, 41:61, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 50:68. Prizreni nuk u ndal as në 10 minutat e fundit, që e fitoi 12:20, për të triumfuar 62:88.
Te Peja u dallua Brandon Walters me 11 pikë e nëntë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Kwame Vaughn me 22 pikë dhe Divine Myles me 19.