Në bazë të raportit të ndeshjes, raportit shtesë të vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtari 2, video incizimeve nga ndeshja e V-të gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni - Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë:
Vendim
- Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni - Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.
- KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
- Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.
- Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
- Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
- Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
- Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
- Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
- Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
- Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
- Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.
- Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Arsyetim
Vendimet e marra më lartë nga Komesari i Garave janë në bazë të deklaratave të vëzhguesit, gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtarit 2, video incizimeve, dëshmive, provave dhe Konform Propozicioneve të Garave për edicionin 2020/21.
Këshilla juridike
Konform Nenit 43.1 të Propozicioneve të Garave është e lejuar ankesa te Komisioni Arbitrar më së voni 24 orë pas marrjes së vendimit.
Konform Nenit 43.2 paraqitësi i ankesës duhet të deponojë 500 euro në llogarinë e FBK-së.
Konform Nenit 43.3 ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo shuma e caktuar nuk është deponuar, ankesa refuzohet dhe nuk shqyrtohet.
Konform Nenit 43.6 gjatë ndeshjeve të Play Off-it, Komisioni Arbitrar mblidhet menjëherë merr vendim për ankesën e dorëzuar.
Konform Nenit 43.10 paraqitësi i ankesës ka të drejtë ankesë brenda 24 orëve nga marrja e vendimit.
Konform Nenit 43.11 ankesa në ndeshjet e Play-Off-it paraqitet me anë të postës elektronike apo dorëzohet me shkrim.
Faton Kurshumlija Prishtinë
Komesari i Garave 05.05.2021
Federata e Basketbollit e Kosovës