05/05/2021 FBK

Valbona Bytyqi, nënë dhe basketbolliste e suksesshme, ja mesazhi i saj për vajzat e reja

Valbona Bytyqi është një basketbolliste e suksesshme në Kosovë, por edhe shembull. Ajo me përkushtim të madh ka arritur sukseset në karrierën e saj. Valbona është nënë e bashkëshorte, por basketbollit nuk iu nda asnjëherë. Mesazhi i saj është që vajzat të merren me basketboll dhe të mos ndalen asnjëherë, kurse flet edhe për Përfaqësuesen e Kosovës te femrat dhe debutimin në garat ndërkombëtare.

Në fillim ajo flet se sa e vështirë është të jesh nënë dhe basketbolliste në të njëjtën kohë. “Është e vështirë sepse basketbolli kërkon shumë përkushtim, por unë kam pasur fatin, sepse kam pasur përkrahje nga familje ime, dhe në veçanti nëna ime, që kujdeset për vajzën time, po ashtu edhe bashkëshorti Xhelal Osmanaj, që është shembull për çdo djalë se si duhet mbështet vajzat që i kanë përkrah”, shprehet Valbona për faqen zyrtare të FBK-së.

Mesazhi i saj për vajzat e reja është: “Të gjitha vajzave u kisha sugjeruar që të merren me aktivitete sportive dhe ti ikin dukurive negative të cilat e kanë kapluar shoqërinë tonë. Dua që vajzat të merren me basketboll dhe asnjëherë të mos ndahen nga ky sport”, thekson tutje basketbollistja pejane.

Së fundi, skuadra e Penzës u shpall kampione e Kosovës, ku kapitene është pikërisht Valbona Bytyqi. “Titullin e fituam pas katër vitesh. Është një ndjenjë e veçantë të jesh bashkëshorte, nënë dhe lojtare. Vështirë të përshkruhet, por duhesh të bësh një sakrificë të madhe ti arrish të tria. Edhe pse e kam thënë më herët se, nëse e fitoj Kupën do të largohem nga basketbolli si lojtare, por dashuria që kam ndaj këtij sporti nuk më lejon të largohem. Do të vazhdoj të luaj sepse pretendoj ta fitoj edhe Kupën e Kosovës edhe Ligën me Penzën”, nënvizon Bytyqi.

Kosova A në konkurrencën e femrave për herë të parë është formuar dhe do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, ku kontributin e saj pritet ta jep edhe basketbollistja me përvojë nga Peja. “Më vjen mirë që vajzat kanë mundësi ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe gjithashtu ta shprehin talentin e tyre në garat evropiane. Është një ndjenjë e veçantë, e cila më bën shumë krenare. Mundësi kjo e cila nuk i vjen çdokujt në jetë ta përfaqësosh shtetin. Unë do t’i përkrahu vajzat e reja sa herë që të kërkohet ndihma ime dhe do të jem afër vajzave të reja sa herë të jetë e mundur”, theksoi Valbona Bytyqi.

Në fund ajo ka numëruar sukseset e saj, që nuk janë të pakta në numër. “Sukseset e mia janë të shumta. Qysh në vitin 2005 nga Federata e Basketbollit e Kosovës jam shpallur basketbollistja më me perspektivë, mandej nga ky vit vazhdova të ushtroj me trajnerin Fabian Gjuka, që i ka meritat më të mëdha, po ashtu edhe vazhdova në Kampe të ndryshme me trajnerë individualë, ku katër vite u shpalla Basketbollistja më e mirë në Kosovë e në qytetin e Pejës shumë herë kisha mirënjohje si Basketbollistja më e mirë në Kosovë. Në përgjithësi gjatë gjithë këtyre viteve kam fituar gjashtë herë titullin dhe katër herë Kupën”, përfundoi Valbona Bytyqi.

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: