Falënderim për FIVE STAR, sponsorin e Superligës

Falënderim për FIVE STAR, sponsorin e Superligës

07/05/2021

Ky ishte njëri nga edicionet më interesante pasluftës në basketbollin e Kosovës, me tetë skuadrat që ishin shumë të barabarta dhe me ndeshje dramatike deri në fund.

Gjatë 28 xhirove të rregullta dhe fazës së “Play-offit” kemi parë shumë sfida të bukura, dramë, emocione e aksione të bukura, kurse ajka do të jetë me finalet e “Play-offit” mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Por, bukurisë së Superligës këtë edicion i është shtuar edhe sponsori gjeneral FIVE STAR, duke dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Në këto kohë të vështira me pandeminë Covid 19, që ka kapluar mbarë globin, vlera e kontribuesve është shumë e madhe apo jetike.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon FIVE STAR për mbështetjen e madhe në Superligën e meshkujve, por edhe basketbollit të Kosovës në përgjithësi.

Tashmë që ky edicion po shkon drejt fundit, shpresojmë që bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. FBK është falënderuese për ndihmën e dhënë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners