Faleminderit Kujtesa!

Faleminderit Kujtesa!

08/05/2021

Edicioni 2020-2021 do të mbahet mend si i tëri i zhvilluar pa tifozë për shkak të masave anti-Covid 19.  

Megjithatë, ndeshjet interesante dhe me shumë emocione, më afër jush ua solli platforma Kujtesa, partneri medial i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). 

Transmetimet direkte, Highlights e Intervistat pas ndeshjes e kanë bërë FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll më interesante, por gjithashtu edhe EBC Ligën e Femrave dhe Ligën e Parë në basketboll te meshkujt. 

Ky ishte viti i parë i bashkëpunimit dhe shpresojmë se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. 

Në këtë kohë të pandemisë me Covid 19, përkrahja nga partnerët është shumë e rëndësishme, siç ishte përkrahja nga Kujtesa, duke ndihmuar basketbollin e Kosovës dhe FBK gjithnjë do t’i jetë falënderuese. 

Ky edicion po shkon drejt fundit, kurse ai i ardhshmi pritet të jetë edhe më interesant, e me shumë befasi, andaj qëndroni afër me Kujtesën.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners