Përballja e tretë: Peja nuk dorëzohet, Ylli për titull

Përballja e tretë: Peja nuk dorëzohet, Ylli për titull

10/05/2021

Të martën (nesër) do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra nga Theranda ka fituar dy ndeshjet e para dhe i mungon edhe një fitore për tu shpallur kampion, që do të ishte i pari në histori të klubit. Ndërkohë, pejanët hyn për fitore për të ngushtuar serinë në 1:2, ku do të rikthehet edhe AJ Walton, i cili ishte i suspenduar.

Ndeshjen e parë e fitoi Ylli në Pejë 75:83, kurse sfidën e dytë e fitoi në shtëpi 75:73, me një fund dramatik.

Për Yllin do të ishte titulli i parë në histori, derisa pejanët kërkojnë titullin e gjashtë. Skuadra nga Theranda këtë edicion fitoi Ligën Unike, duke mundur në finale pikërisht Pejën dhe po e kërkon trofeun e dytë në këtë edicion.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Ndeshja Peja-Golden Eagle Ylli zhvillohet të martën nga ora 20:15 në ‘Karagaqi’ dhe transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners