Në Ferizaj është zhvilluar xhiroja e pestë në Ligën e Sportit Shkollor, ku disa shkolla kryesojnë me maksimum të pikëve.
Gara po bëhet gjithnjë e më interesante, ku deri në përfundim të garave të rregullta kanë mbetur të zhvillohen edhe dy xhiro.
Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.
Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.