Të enjten fotografimi në Rahovec dhe Therandë

Të enjten fotografimi në Rahovec dhe Therandë

19/05/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Synergy, që do të fillojë me transmetime nga fillimi i edicionit të ardhshëm.

Andaj është e obliguar që të fotografohen të gjithë lojtarët dhe lojtaret, seniorët dhe grupmoshat e reja. Kjo vlen për licencimin e tyre për edicionin e ardhshëm. Kush nuk licencohet, nuk ka të drejtë të luajë në edicionin e ri.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të dërgojë dy persona në qytetet e Kosovës, kurse lojtarët/et e kanë të obliguar të veshin fanella të bardha.

Fotografimi do të bëhet në qendrat e mëdha të Kosovës dhe është i obliguar për secilin lojtar/e.

Të enjten fotografimi do të bëhet në Rahovec dhe Therandë, në palestrat e këtyre dy qyteteve.

Fotografimi do të vazhdojë edhe në qytetet tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Orari

E enjte

Rahovec 16:00-17:00

Therandë 18:00-19:00

Personat kontaktues nga FBK-ja:

Dren Hasangjekaj, Zyrtar i Marketingut 044 224488

Bahri Rexha, Zyrtar për Media 044 739 340

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners