20/05/2021 FBK

Spektakël gjatë fundjavës në turneun 3x3

Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë fundjavës do të organizojë turneun kualifikues në 3x3 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Turneu organizohet gjatë fundjavës në Marigona Rezidencë.

Ekipet fituese ne kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

12 meshkuj do të jenë te meshkujt dhe 8 te femrat. Nëse lajmërohen më shumë ekipe sesa numri i përcaktuar, atëherë përparësi për pjesëmarrje kanë ekipet që kanë pozitë më të mirë në renditjen e FIBA-s. Kusht për pjesëmarrje të secilit lojtar në këtë turne është që ta ketë profilin e KONFIRMUAR në platformën e FIBA-s për 3x3 (https://play.fiba3x3.com), të ngarkojnë fotot dhe shënimet e kërkuara nga FIBA. Procedura e regjistrimit: pas konfirmimit të profileve për secilin lojtar, ekipet mund të regjistrohen në platformën e FIBA-s (https://play.fiba3x3.com), ose të dërgojnë email në manager3x3@basketbolli.com, ku paraqesin të dhënat e lojtarëve.

Afati i fundit për regjistrim: 21 maj 2021, ora 14:00.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: