Njoftim për ekipet e 3x3, afati për lajmërim skadon nesër

Njoftim për ekipet e 3x3, afati për lajmërim skadon nesër

20/05/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha ekipet e interesuara për pjesëmarrje në Turneun Selektiv të 3x3, që zhvillohet më 22 dhe 23 maj, që afati për tu regjistruar në këtë turne përfundon nesër, e premte 21 maj, në ora 14:00.

Kujtojmë se FBK ka paraparë që në këtë turne të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave.

Ekipet fituese do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për FIBA Europe Cup, për ekipet kombëtare.

FBK sërish rikujton se kusht për pjesëmarrje është që lojtarët të kenë profile të konfirmuara në platformën e FIBA-s për 3x3, kurse regjistrimi i ekipeve bëhet në emailin: manager3x3@basketbolli.com.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners