Spektakël në turneun 3x3, Grapeland do të përfaqësojë Kosovën në Rumani

Spektakël në turneun 3x3, Grapeland do të përfaqësojë Kosovën në Rumani

22/05/2021

Ka përfunduar turneu 3x3, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Turneu është organizuar në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Te meshkujt kanë marrë pjesë 12 ekipe, duke dhuruar spektakël në Marigona Rezidencë. Gjatë ditës janë zhvilluar shumë ndeshje interesante, fillimisht në grupe, dhe më pas në gjysmëfinale e finale.

E, në finale janë takuar Air Force dhe Grapeland. Pas një sfide shumë të bukur dhe dramatike, ekipi nga Rahoveci ka fituar 17:19, me dy pikë në fund nga Bardh Rexha.

Ekipi Grapeland do të përfaqësojë Kosovën në turneun e FIBA-s në 3x3, që do të zhvillohet në fund të muajit qershor.

Ekipi i Grapeland përbëhej nga Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena, derisa Kupën ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Leart Hoxha.

Gjatë turneut kishte spektakël, me muzikë dhe streetball, si dhe sfida shumë të bukura. Kujtojmë se në konkurrencën e femrave ka fituar Alma.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners