Të martën (nesër) do të mbahet ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor.
Garat do të mbahen në Rahovec nga ora 10:00 dhe pritet të jenë shumë interesante.
Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në të dyja konkurrencat dhe më pas finalet, po ashtu te vajzat dhe te djemtë, ku do të shpallen kampionët e këtij edicioni.
Në këtë edicion janë zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës, ku më pas janë përcaktuar katër skuadrat e para, te vajzat dhe te djemtë, kurse të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet.
Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.
Vajzat
SHFMU “Jeronim de Rada” Ferizaj
SHFMU “Bajram Curri” Istog
SHFHMU “Thimi Mitko” Gjilan
SHFMU “SHMU 2” Vushtrri
Djemtë
SHFMU “Bajram Curri” Istog
SHFMU “Ismail Qemaili” Prishtinë
SHFMU “Yll Morina” Gjakovë
SHFMU “7 Marsi” Therandë