Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 07.06.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- E ka miratuar Raportin e Punës për muajin Maj.
- E ka miratuar Raportin Financiar për muajin Maj.
- E ka miratuar në parim Raportin e Komesarit të Garave të FBK-së.
- E ka miratuar Raportin e Punës për Festivalin e MiniBasketbollit dhe të Ligës së Sportit Shkollor.
- I ka miratuar propozim afatet për edicionin e ri të garave.
- I ka miratuar propozimet për Kriteret për Licencim dhe Garim që nga edicioni i ri në Superligën e Kosovës dhe ligat e tjera.
- I ka miratuar në parim propozim ndryshimet në Rregulloren e Përfaqësueseve të Kosovës.
- I ka miratuar propozim ndryshimet në Rregulloren për Agjentë/Kompanitë e kontraktuara për Sponsorizim të FBK-së.
- I ka konfirmuar Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së dhe e ka miratuar në parim Rregulloren për Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së.
Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës