Zyrtarët e FBK-së pritën në një takim pune përfaqësuesit e KB Vitia

Zyrtarët e FBK-së pritën në një takim pune përfaqësuesit e KB Vitia

10/06/2021

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku së bashku me Drejtorin Teknik, Arben Krasniqi dhe Komesarin e Garave, Faton Kurshumlija të mërkurën i kanë pritur në një takim pune përfaqësuesit e klubit të basketbollit Vitia.

Të pranishëm në këtë takim nga KB Vitia ishin, Bleon Haxhiu-kryetar, Art Hajdari -menaxher, Nehat Rexhepi -trajner dhe kapiteni - Aldrin Islami.

Zyrtarët e FBK-së i njoftuan përfaqësuesit e KB Vitia për përgatitjet për edicionin e ri të garave 2021/22 të cilat kanë filluar tashmë, për Klinikat për trajnerë të cilat do të organizohen në muajt në vazhdim,  për Klinikat për trajnerë të Minibasketbollit, për programet zhvillimore të FBK-së, si dhe për kriteret e reja për licencim dhe garim në FBK që do të aplikohen nga edicioni i ri.

KB Vitia këtë vit është riaktivizuar sërish si klub, duke pasur në gjirin e saj basketbollistë dhe basketbolliste të të gjitha kategorive të reja, ndërsa FBK u zotua se do ta ndihmojë skuadrën në krijimin e kuadrove të reja të trajnerëve e administratorëve, gjithnjë në kuadër të kritereve të përcaktuara nga FBK.

KB Vitia pritet që në edicionin e ri të garoj në Ligën e Dytë të Meshkujve dhe në disa kategori të reja në të dyja konkurrencat.

FBK për fillim i dhuroi KB Vitia-s 10 topa të vajzave në kuadër të kampanjës së FIBA-s, Her World, Her Rules (Bota e Saj, Rregullat e Saj) dhe 10 topa të Minibasketbollit.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters