KB AA Kerasan Prishtina kampione e Kosovës në Superligën U16 të Vajzave

KB AA Kerasan Prishtina kampione e Kosovës në Superligën U16 të Vajzave

12/06/2021

KB AA Kerasan Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21 në Superligën U16 të Vajzave pasi në ndeshjen e tretë finale të luajtur të premten mbrëma në kryeqytet ka triumfuar ndaj skuadrës prizrenase Junior 06 me rezultat 63:57. Në takimin e parë pati fituar skuadra nga Prizreni 52:71, kurse në atë të dytë, skuadra prishtinase 50:55.

Kupën kapitenes së ekipit fitues KB AA Kerasan Prishtina, Olsa Tahiri ia ka dorëzuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa medaljet për të dyja skuadrat i kanë ndarë Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija dhe Komesari i Garave të Gjeneratave të Reja, Dren Zatriqi.

Njëherësh kjo ka qenë edhe ndeshja e fundit e të gjitha garave që zhvillohen në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës për edicionin 2020/21.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners