Gjyqtarët e Kosovës gjatë kësaj vere do të gjykojnë në garat ndërkombëtare.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nominuar gjyqtarët në FIBA Challangers 2021: Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni dhe Daut Mehmeti.
Mumini është deleguar në FIBA U16 European Challengers, Grupi F në Prishtinë, nga 16 deri më 21 Gusht 2021. Po ashtu në FIBA U18 European Challengers, Grupi B, Tel Aviv në Izrael, si dhe FIBA U20 Women's European Challengers, Grupi E, në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Dardan Maxhuni është deleguar në FIBA Women's European Championship për Shtetet e Vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021 dhe në FIBA U18 European Challengers, Grupi D dhe E në Levice të Sllovakisë prej 3 deri më 8 Gusht 2021.
Daut Mehmeti është deleguar në FIBA U20 European Challengers, Grupi D në Sopron të Hungarisë prej 20-25 Korrik 2021 dhe në FIBA U18 European Challengers Grupi Fdhe G, në Tiranë nga 3 deri më 8 Gusht 2021.