Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve po vazhdon me përgatitje. Djelmoshat e rinj pas grumbullimeve që kishin në fundjavën e kaluar, do të kenë dy stërvitje, të premten dhe të shtunën.
Stërvitja e parë do të jetë të premten (nesër) nga ora 17:00-20:00 në ISP Marigona, kurse stërvitja e dytë do të jetë të shtunën nga ora 10:00-12:00 në ISP Marigona.
Nën udhëheqjen e Dritëro Sefajës, basketbollistët e rinj të Kosovës po përgatiten për FIBA U16 European Challengers, që do të mbahet në Prishtinë nga 16 deri më 21 Gusht.
Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.
Përveç Kosovës U16, grumbullime të rregullta kanë edhe U18 dhe U20 te meshkujt. Po ashtu edhe Përfaqësuesja A e femrave po stërviten intensivisht, ashtu si edhe Kosova U20 te femrat.