Kosova 3x3 në konkurrencën e femrave ka debutuar në garat kualifikuese të FIBA Europe Cup në 3x3, që po zhvillohen në Rumani.
Vashat e Kosovës pësuan nga Bjellorusia me shifrat 17:8. Sarada Daci shënoi pikët e para për Kosovën, derisa ndeshjen e mbylli me pesë pikë, kurse lojë shumë të mirë tregoi Arbnore Përquku me tri pikë.
Kosova është në Grupin D dhe ndeshjen e dytë do ta ketë ndaj Estonisë nga ora 12:45.
Kosova 3x3 te meshkujt në ndeshjen e parë pësoi nga Hungaria 21:12. Kosova, sfidën e dytë do ta ketë ndaj Britanisë së Madhe nga ora 11:55 dhe përballjen e tretë ndaj Ukrainës nga ora 16:40.
Ndeshjet transmetohen në ArtMotion, faqen zyrtare të FIBA 3x3 në YouTube dhe në fazen zyrtare të FBK-së në Facebook.