28/06/2021 FBK

Kombëtaret e Kosovës vazhdojnë me përgatitje

Kombëtaret e Kosovës janë duke vazhduar me përgatitje intensive për garat evropiane që do t’i kenë gjatë verës.

Kosova A në konkurrencën është duke u stërvitur dy herë në ditë, në mënyrë që të jetë sa më e gatshme për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro. Vashat e Kosovës pas stërvitjeve të mëngjesit, sonte do të kenë stërvitjen e dytë nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Nga ora 17:30 do të stërviten vashat e Kosovës U20, që po ashtu kanë pasur një stërvitje sot në mëngjes.

Të martën po ashtu do të jetë orari i njëjtë. Kosova A (F) do të stërvitet nga ora 10:00 në mëngjes dhe nga ora 19:00 në mbrëmje. Edhe Kosova U20 (F) do të stërvitet të martën nga ora 8:30 në mëngjes dhe nga ora 17:30 në mbrëmje. Përgatitjet dy herë në ditë do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, te meshkujt, Kosova U16, U18 dhe U20 do të kenë grumbullimet e radhës në fundjavë.

Kosova A (F) do të garojë për herë të parë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik, kurse është në grup me Qipron dhe Luksemburgun.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.

Kosova U18 (M) do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.

Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: