Rodiqi: Jam i kënaqur me përgatitjet, shpresojmë në paraqitje të mira

Rodiqi: Jam i kënaqur me përgatitjet, shpresojmë në paraqitje të mira

07/07/2021

Basketbollistët e Kosovës U20 janë duke u përgatitur intensivisht për paraqitje sa më të mira në garat evropiane.

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Mark Rodiqi ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar mirë. Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe presim që deri në datë të nisjes të arrijmë një formë të mirë garuese për turneun në Hungari. Ekipi përbëhet prej lojtarëve që njihen ndërmjet veti nga grumbullimet e mëparshme U16, U18, si dhe prej disa përforcimeve që erdhën nga diaspora jonë në Evropë dhe SHBA”, është shprehur Rodiqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe synimet e Dardanëve. “Ekipi është me potencial të mirë dhe pres paraqitje dinjitoze. Kemi një ekip të ri me disa lojtarë të cilët paraqiten për herë të parë për Kosovën, prandaj është e vështirë të parashikojmë përballjet me kundërshtarët”, shtoi tutje trajneri i mirënjohur në basketbollin e Kosovës.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë. “Në fazën e grupit përballemi me ekipet e Bjellorusisë, Hungarisë dhe Sllovakisë. Shpresojmë se do të tregojmë lojë të mirë dhe të jemi konkurrent me rezultat”, përfundoi Mark Rodiqi.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners