FBK i dëshiron suksese ekipit olimpik të Kosovës

FBK i dëshiron suksese ekipit olimpik të Kosovës

13/07/2021

Të hënën mbrëma, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar flamurin e Kosovës, ekipit olimpik të Kosovës, me në krye xhudisten Majlinda Kelmendin.

Janë 11 sportistë të Kosovës të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në Olimpiadën e kaluar, Kelmendi kishte fituar medaljen e artë në kategorinë 52 kg, duke qenë medalja e vetme për Kosovën në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike.

Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit, ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Ajo u ka uruar shumë suksese sportistëve të Kosovës, me shpresë se do të kthehen me sukses nga Tokio. 

Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës ju dëshiron shumë suksese 11 sportistëve në “Tokio 2020”.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners