Kosova mundet nga Luksemburgu

Kosova mundet nga Luksemburgu

15/07/2021

Kosova U20 ka pësuar nga Luksemburgu U20 me rezultat 57:91 (20:28, 12:23, 16:22, 9:18), në kuadër të FIBA U20 Women's European Challengers, në konkurrencën e femrave që po zhvillohet në konkurrencën e femrave.

Periudha e parë ishte e baraspeshuar, por vashat nga Luksemburgu ishin për një nuancë ishin më të mira, duke e fituar 20:28. Luksemburgu vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, që e fituan 12:23. Kosova u mundua në çerekun e tretë, megjithatë nuk arriti të bëjë shumë, ku kjo pjesë përfundoi 16:22, derisa ajo e fundit përfundoi 9:18, ndërsa Luksemburgu triumfoi në fund 57:91. Te Kosova u dallua Agnesa Rrahmani me 20 pikë e pesë kërcime.

Për Kosovën kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje, ndërsa Luksemburgu ka dy fitore dhe një humbje. Ndeshjen e ardhshme, vashat Dardane do ta zhvillojnë ndaj Rumanisë, të shtunën.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners