Daulina Osmani ju uron fat basketbollisteve të Kosovës para udhëtimit drejt Qipros

Daulina Osmani ju uron fat basketbollisteve të Kosovës para udhëtimit drejt Qipros

17/07/2021

Basketbollistet e Kosovës A sonte (të shtunën) kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes drejt Qipros. Ato do të nisen të dielën, derisa Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, mbahet nga 20 deri më 25 Korrik.

Basketbollistet e Kosovës i vizitoi zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, e ka prezantuar Osmanin para lojtareve dhe stafit të Kosovës A, si një shembull që duhet të ndiqet nga vajzat e reja. “Daulina Osmani është një ish notare e suksesshme, e cila ka thyer shumë rekorde në Kosovë dhe tani është zëvendësminstre e sportit, punon për sportistët e Kosovës dhe rininë e Kosovës. Është një shembull i mirë për vajzat e reja”, është shprehur Dushku.

Ndërkohë, Osmani ju ka uruar shumë fat vashave të Kosovës. “Ju uroj shumë fat ndaj Qipros, pasi është barrë e dyfishtë. Sporti ka thyer shumë barriera që politika nuk i ka thyer. Është shumë e rëndësishme të keni durim dhe me tregu rezistencë në këtë komunitet. Kur e kam lënë sportin si notare, dy vjet nuk kam dashur të dëgjoj për sport. Jam shumë e lumtur që nuk e keni lënë sportin, madje edhe pasi jeni bërë nëna. Sporti është si profesion. Është obligim i yni të vazhdojmë me sport. Nuk duhet të ndaleni asnjëherë. Ju kish motivuar maksimalisht që të vazhdoni karrierën profesionale me sport. Në këtë aspekt, Elvira është shembulli më i mirë për ju. Ju uroj shumë suksese dhe kënaquni”, ka thënë Osmani.  

Daulina Osmanit i është dhuruar edhe një fanellë e Kosovës.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun. Sfida e parë është ndaj Qipros më 20 Korrik.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners