FBK inkurajon komunitetin e basketbollit të vaksinohen kundër COVID-19

FBK inkurajon komunitetin e basketbollit të vaksinohen kundër COVID-19

19/07/2021

Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka filluar vaksinimi për personat mbi 18 vjeç kundër COVID-19, andaj Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) inkurajon të gjithë akterët e përfshirë në basketboll: klubet, basketbollistët/et, trajnerët, gjyqtarët, delegatët, etj që të vaksinohen.

Federata e Basketbollit e Kosovës në veçanti iu bën apel klubeve të saj që në mënyrë të organizuar, në komunat prej nga vijnë të organizohen për ti vaksinuar anëtarët e tyre.

Federata e Basketbollit e Kosovës edicionin 2020/21 e ka përmbyllur pa telashe të mëdha sa i përket rasteve të paraqitura me COVID-19 dhe për këtë arsye bën apel tek klubet e saj që para fillimit të edicionit të kryejnë vaksinimin e anëtarëve të saj në mënyrë që të kemi mbarëvajtje sa më të mirë të garave me pandeminë e pranishme në të gjithë botën.

Vaksinimi i anëtarëve të klubeve, por edhe i gjithë popullsisë së Kosovës do të shkonte në favor të basketbollit, pasi në këtë mënyrë do të mundësohej edhe kthimi i shikuesve nëpër palestra, për të cilët edhe luhet sporti, në këtë rast basketbolli.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners