Kosova ka pësuar humbje nga Hungaria me shifrat 46:92 (11:26, 10:23, 12:13, 13:30), në kuadër të FIBA European Challengers.
Hungaria ishte më e mirë në këtë ndeshje, duke fituar periodën e parë 11:26 dhe atë të dytë 10:23, duke shkuar në pushim me rezultat 21:49.
Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 12:13, kurse në atë të fundit thelluan edhe më shumë epërsinë për të fituar në fund 46:92.
Bjellorusia dhe Hungaria kanë nga dy fitore, ndërsa Kosova dhe Sllovakia nga dy humbje. Dardanët do të përballen me sllovakët të enjten nga ora 18:00.