Alexis Tolefree në Top-5 të Evropianit

Alexis Tolefree në Top-5 të Evropianit

26/07/2021

Kosova A për herë të parë garoi në arenën ndërkombëtare. Në debutim basketbollistet e Kosovës u renditen në vendin e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që u mbajt në Qipro.

Në Top-5 të Kampionatit Evropian ka hyrë edhe basketbollistja e natyralizuar e Kosovës, Alexis Tolefree. Ajo kishte mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, derisa ishte vendimtare në ndeshjen ndaj Qipros, me një tre pikësh në sekondën e fundit. Anne Simon e Luksemburgut është zgjedhur MVP e Kampionatit, kurse në pesëshen më të mirë kanë hyrë edhe Nadia Mosong, Claire Melia dhe Stavroula Koniali.

Tolefree ishte shënuesja më e mirë në Evropian, më mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, duke lënë në vendin e dytë Stavroula Koniali me 19 pikë për ndeshje, kurse Saranda Daci ishte e treta me 14 pikë për ndeshje, aq sa kishte edhe Petra Orloviq.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners