Mosha mesatare te Kosova U20 është 18 vjeç

Mosha mesatare te Kosova U20 është 18 vjeç

28/07/2021

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave garoi në garat ndërkombëtare, kurse më pas do të garojnë Kosova U18 meshkujt dhe Kosova U16 po ashtu tek meshkujt, duke mos harruar edhe debutimin e Kosovës A (F) në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kosova U20 (F) garoi në FIBA European Challengers në Shkup, duke u renditur në vendin e katërt në grup me një fitore dhe tri humbje. Por, mosha mesatare në ekipin e Kosovës ishte 17.83 vjeç.

Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina me 16 vjet.

Ndërkohë, Kosova U20 (M) garoi në FIBA European Challengers në Sopron të Hungarisë, ku edhe pse nuk arriti asnjë fitore kishte moshën mesatare prej 18.25 vjeç, me lojtarë që premtojnë në të ardhmen dhe mund të jenë pjesë e kësaj grupmoshe edhe në dy vitet e ardhshme.

Basketbollisti më i ri ishte Genc Zeqiri me 16 vjet.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners