Maxhuni: Jam optimist për suksese

Maxhuni: Jam optimist për suksese

29/07/2021

Kosova U18 po vazhdon përgatitjet për FIBA European Challengers, që do të zhvillohet nga 3 deri më 8 Gusht në Tiranë të Shqipërisë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës tashmë janë në fundin e përgatitjeve, kurse të dielën do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar ku do të zhvillohet gara.

Përzgjedhësi i Kosovës U18, Bekim Maxhuni është shprehur i kënaqur me rrjedhën e stërvitjeve deri më tani. “Grumbullimet e para i kemi pasur para dy muajve. Deri më tani jam i kënaqur me atë se çfarë kanë dhënë basketbollistët në stërvitje. Jemi munduar që të përgatitemi sa më mirë. Atmosfera ka qenë shumë pozitive nga fillimi i përgatitjeve e deri më tani”, është shprehur Maxhuni për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. “Ne udhëtojmë për fitore. Duke marrë parasysh përgatitjet që i kemi pasur jam optimist. Do të mundohemi të shënojmë dy fitore në grup, e më pas normalisht varet edhe nga fati e lëndimet e mundshme”, shtoi tutje Maxhuni.

Sfidën e parë Kosova e ka ndaj Shqipërisë më 3 Gusht, kurse pas dy ditësh përballet me Moldavinë. Dy kombëtaret e para kualifikohen tutje. Varësisht nga rezultatet në grup, më pas do të garohet për pozitat tjera.

Kosovës U18 në ditët e fundit i janë bashkuar edhe Dion Sheqiri dhe Albatrit Syla që garuan me Kosovën U20 në Hungari.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners