Kosova U16 fillon përgatitjet intensive

Kosova U16 fillon përgatitjet intensive

02/08/2021

Pas shumë grumbullimeve, basketbollistët e Kosovës U16 nga dita e diel (dje) kanë filluar përgatitjet intensive për FIBA U16 European Challenger.

Ky kampionat do të zhvillohet në Prishtinë, nga 16 deri më 21 Gusht, andaj është shumë i rëndësishëm për Dardanët e rinj, por edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, derisa po udhëhiqen nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja.

Kosova është në grup me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën.

Bordi i FIBA Evropës i besoi FBK-së të organizojë edhe një ngjarje si ky Kampionat, kurse më herët kishte organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U18, si dhe ‘Bubble’, ku morën pjesë Kosova A, Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu te meshkujt. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners