03/08/2021 FBK

Dardanët më të mirë se Kuqezinjtë, Kosova e fillon me fitore

Kosova U18 (M) ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë U18 (M) me rezultat 85:62 (17:15, 22:13, 25:13, 21:21), në kuadër të FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Tiranë.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, e më pas kuqezinjtë kishin epërsi 7:12, por Dardanët rikthehen shpejt dhe e përfundojnë çerekun e parë në të mirë të tyre 17:15. Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, fillimisht u shkëput në 23:17, e më pas edhe 39:24, por me katër pikë radhazi nga basketbollistët shqiptarë ngushtohet diferenca në 39:28, sa përfundoi pjesa e parë.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë në 52:30 dhe pavarësisht tentimeve të vendasve, Kosova ngriti sërish epërsinë dhe rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 64:41, njëherësh epërsia më e lartë në ndeshje. Në 10 minutat e fundit nuk kishte dallime të mëdha dhe Kosova triumfoi 85:62, duke e nisur me fitore Evropianin në Tiranë.

Te Kosova u dalluan Visar Ejupi me 28 pikë, Anesa Gashi me 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Hajriz Hazeri me tetë pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Bardh Istrefi me tetë pikë e gjashtë kërcime.

Shqipëria do të përballet nesër me Moldavinë, kurse Kosova të enjten e mbyll fazën e grupeve ndaj Moldavisë.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: