Fitore bindëse e Kosovës, kualifikohet në gjysmëfinale

Fitore bindëse e Kosovës, kualifikohet në gjysmëfinale

05/08/2021

Kosova U18 (M) ka shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë me shifrat 45:108 (13:44, 13:23, 9:20, 10:21), në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Tiranë.

Kosova e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 0:14, duke dominuar në total nga fillimi dhe periudhën e parë e fiton 13:44. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë, ku e fituan me dhjetë pikë dallim dhe shkuan në pushim me epërsi të thellë 26:67.  

Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe kolektive, duke thelluar epërsinë minutë pas minute, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 35:87. Basketbollistët e Kosovës nuk e ndalën ritmin e lartë as në 10 minutat e fundit, duke dominuar nga fillimi deri në fund dhe triumfoi me shifrat 45:108.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 12 pikë e gjashtë kërcime, Hajriz Hazeri me tetë pikë, tetë kërcime e pesë asistime, Enes Huduti me nëntë pikë e shtatë kërcime, Anes Gashi me 16 pikë e Rinol Gashi me 15 pikë, kurse 12 lojtarët e Kosovës u aktivizuan në këtë përballje.

Kosova e përfundoi grupin si lider me dy fitore në dy ndeshje, Shqipëria e dyta me një fitore dhe një humbje, që po ashtu u kualifikua në gjysmëfinale, kurse Moldavia me dy humbje do të luajë për pozitat 5-7.

Kosova në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Andorrën të shtunën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners