KOSOVA, KAMPIONE E U18

KOSOVA, KAMPIONE E U18

08/08/2021

Kosova ka mundur Luksemburgun 84:58 (26:20, 20:25, 22:3, 16:10) për të triumfuar në FIBA European Challenger, për U18 te meshkujt, kampionat që u zhvillua në Tiranë.

Dardanët shënuan katër fitore në katër ndeshje dhe me meritë u shpall kampione e kësaj gare. MVP i këtij kampionati u shpall Visar Ejupi i Kosovës.

Pas një fillimi të baraspeshuar, basketbollistët e Kosovës filluan të luajnë më mirë, duke pasur epërsi 20:12, derisa çereku i parë përfundon 26:20. Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 34:24, por një seri prej 0:7 nga ana e Luksemburgut ngushtoi shifrat në 34:31. Kosova sërish mori lojën në duar, duke arritur epërsi prej 44:36, por më pas kishte një rënie dhe pjesa e parë përfundon 46:45.  

Kosova ishte fantastike në periodën e tretë, që dominoi në mbrojtje dhe në sulm, ku arritën epërsi prej 20 pikësh, 68:48, ndërsa Luksemburgu shënoi vetëm tri pikë për dhjetë minuta dhe kjo ishte një meritë e Dardanëve që aplikuan mbrojtje të fortë dhe agresive, duke ndalur lojtarët kryesorë të tij. Dardanët menaxhuan lojën edhe në 10 minutat e fundit, madje thelluan edhe më shumë epërsinë, për të triumfuar në fund 84:58.

Te Kosova në finale u dalluan Dion Sheqiri me 14 pikë, 8 kërcime e 9 asistime, Hajriz Hazeri me 11 pikë e 10 kërcime, Rinol Gashi me 13 pikë e 10 kërcime, Visar Ejupi me 14 pikë, Eliot Peci me 13 dhe Bardh Istrefi me 10 pikë.  

Vendin e tretë e zuri Shqipëria, të katërtin Andorra, Gjibraltari u rendit i pesti, Malta të gjashtin dhe Moldavia të shtatin.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners