Statistikat e përgjithshme të Kosovës

Statistikat e përgjithshme të Kosovës

09/08/2021

Kosova triumfoi në FIBA European Challenger për U18 te meshkujt që u zhvillua në Tiranë. Basketbollistët e Kosovës me meritë triumfuan në këtë garë, ku në katër ndeshje shënuan katër fitore. Në finale triumfuan ndaj Luksemburgut me shifrat 84:58.

Në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Andorrës 80:71, kurse në grup ndaj Shqipërisë 85:62 dhe Moldavisë 108:45. Dardanët e rinj ishin më të mirë në të gjitha ndeshjet dhe triumfuan me meritë, derisa meritë të jashtëzakonshme kanë stafi teknik dhe basketbollistët.

Sa i përket efikasitetit, te Kosova, Anes Gashi ishte në vendin e parë me 20.3, i ndjekur nga Hajriz Hazeri me 15.5 dhe Visar Ejupi me 15. Shënuesi më i mirë ishte Visar Ejupi me 17.3 pikë për ndeshje, pasuar nga Anes Gashi me 13.5 dhe Rinol Gashi me 10. Te kërcimet më i miri ishte Hajriz Hazeri me 7.5 kërcime për ndeshje, Anes Gashi me gjashtë dhe Dion Sheqiri me 5.8. Ndërkohë, te asistimet Hajriz Hazeri ishte i pari me 4.8 për ndeshje, Anes Gashi me 3.5 dhe Dion Sheqiri me 3.3.

Mosha mesatare në ekipin e Kosovës U18 është 17.4 vjeç, kurse gjatësia mesatare është 195 cm.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners