10/08/2021 FBK

FIBA European Challenger në Prishtinë me tifozë

Nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt.

Në këtë turne të rëndësishëm do të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Gjibraltari, Malta, Luksemburgu dhe Moldavia.

Pas më shumë se një 1 viti do të lejohen tifozët në ndeshjet e basketbollit. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për masat anti-Covid do të lejohen 15 % e palestrës të jetë e mbushur me tifozë. Kështu do të jetë edhe në këtë ngjarje të rëndësishme për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Kosovën.

Tifozët do të kenë mundësi t’i përkrahin basketbollistët e rinj, që shpresojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në këtë garë.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur që mos të ketë bileta dhe 15 % e tifozëve sa lejohen në palestër të hyjnë pa para, pra falas.

Megjithatë, ata do të duhet tu përmbahen rregullave, siç janë mbajtja e maskës dhe distancës sociale. Maska dhe distanca vlen për të gjithë të pranishmit, ekipet, mediat, etj.

Kjo do të jetë hera e parë që do të ketë tifozë, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020. Ndërkohë, basketbollistët e Kosovës U16 janë duke u stërvitur dy herë në ditë në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për këtë garë dhe të bëjnë paraqitje të mira.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: