Shtyhet afati kalimtar

Shtyhet afati kalimtar

11/08/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, me kërkesën e shumë klubeve dhe me miratimin e kërkesës nga Bordi i FBK-së, afati kalimtar për skuadrat seniore është shtyrë deri më 15 Gusht në ora 16:00.

Skuadrat janë mjaft aktive në afatin kalimtar, ku kishte transferime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj.

Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh transferimet që kanë bërë skuadrat.

Kampion edicionin e kaluar ishte shpallur Golden Eagle Ylli, për herë të parë në histori të klubit, kurse Kupën dhe Superkupën e fitoi Sigal Prishtina.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners