Mural për kapitenin e parë të Kosovës

Mural për kapitenin e parë të Kosovës

13/08/2021

Edmond Azemi vendosi të pensionohet, por gjurmët e tij do të mbeten përgjithmonë në basketbollin e Kosovës. Karriera e tij është e bujshme, duke qenë njëri nga sportistët më të trofeshëm në Kosovë.

Edo ishte kapiteni i parë i Kosovës në basketboll, duke dhënë kontributin e tij te Dardanët, kurse për dekada mbrojti ngjyrat e Sigal Prishtinës.

Për nder të pensionimit dhe karrierës së lavdishme të Edos po realizohet një mural nga artistja Kitsune nga Belgjika në kuadër të projektit "Jepi ngjyrë Prishtinës", me iniciativë të Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit të Komunës së Prishtinës.

Azemi po ashtu është një shembull për gjenerata të reja, duke punuar shumë, për tu mos u ndalur asnjëherë, kurse nuk kishte probleme asnjëherë me kundërshtarët apo tifozët kundërshtarë. Mbetet një idhull nga “Dardanët” e “Plisat”, por e gjitha Kosova.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners