Të dielën (sonte) mbrëma është zhvilluar takimi teknik me udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse në FIBA European Challenger, që do të mbahet nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë.
Në takimin teknik kanë marrë pjesë të gjithë udhëheqësit që do të marrin pjesë në Evropianin në Prishtinë. Ky Kampionat do të zhvillohet për U16 te meshkujt.
Atyre u janë shpjeguar të gjitha rregullat që duhet të respektojnë në këtë garë. Të gjithë të pranishmit duhet të mbajnë maska dhe të ruajtën distancën sociale.
Kombëtaret janë të izoluara në hotelet përkatëse dhe nuk guxojnë të dalin jashtë, përveç kur shkojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit për ndeshje ose stërvitje.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në YouTube.
Sfida hapëse është Shqipëria-Gjibraltari, të hënën nga ora 14:00, ndërsa ndeshjet do të vazhdojnë deri të shtunën mbrëma me përballjen mbyllëse Kosova-Luksemburgu.