Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll në konkurrencën e meshkujve.
Afati kalimtar ishte shumë i pasur, ku kishte transferime nga skuadrat e mëdha, kurse më pak aktive ka qenë Drita, që nga Liga e Parë do të garojë në elitën e basketbollit.
Të gjitha skuadrat tjera të elitës kanë bërë transferime dhe pritet një stinor mjaft interesant.
Po ashtu edhe klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë kanë qenë aktive, varësisht që kanë në edicionin e ri.
Afati kalimtar ka përfunduar për basketbollistë vendorë, derisa vazhdon ai për të huaj.