3 ndeshje, 3 fitore për Kosovën

3 ndeshje, 3 fitore për Kosovën

18/08/2021

Kosova ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke mundur Gjibraltarin me rezultat 19:98 (8:19, 3:23, 8:16, 0:40) në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 8:19. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, madje ishin dominues, duke lejuar skuadrën kundërshtare që për 10 minuta të shënojë vetëm tri pikë, kurse shënuan 23, duke shkuar në pushim me rezultat 11:42.

Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku ishin bindshëm më të mirë edhe në këtë pjesë 8:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 19:58. Në 10 minutat e fundit ishte një lojë agresive e Kosovës dhe me presion në tërë fushën, duke mos lejuar Gjibraltarin që të shënojë asnjë pikë, ndërsa shënuan 40, për rezultatin përfundimtar 19:98. Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 25 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime dhe 12 vjedhje të topit.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën, kurse Gjibraltari ka një fitore dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit për sonte do të zhvillohet ndërmjet Luksemburgut dhe Maltës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners