Luksemburgu shënon fitoren e tretë në tri takime

Luksemburgu shënon fitoren e tretë në tri takime

18/08/2021

Luksemburgu ka shënuar fitoren e tretë në tri ndeshje, duke mundur Maltën 36:75 (12:17, 5:25, 15:16, 4:17), në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas Luksemburgu ishte paksa më i mirë, duke e fituar çerekun e parë 12:17. Luksemburgasit e bënë dallimin në periudhën e dytë, që e fituan bindshëm 5:25, duke shkuar në pushim me shifrat 17:42. Lojë më e niveluar u zhvillua në periodën e tretë, që dëshmon edhe rezultati 15:16. Sidoqoftë, Luksemburgu sërish ishte më i mirë në 10 minutat e fundit për të triumfuar në fund 36:75.

Luksemburgu ka tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Malta një fitore dhe dy humbje.

Të enjten është ditë pushimi, kurse ndeshjet në grupe do të zhvillohen të premten dhe të shtunën. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners