19/08/2021 FBK

Kosova, lidere e Evropianit që po zhvillohet në Prishtinë

FIBA European Challenger U16 po vazhdon të mbahet në Prishtinë.

Sot (e enjte) është ditë pushimi dhe gjashtë kombëtaret pjesëmarrëse kanë stërvitje, kurse nesër dhe pasnesër do të vazhdojnë ndeshjet në Grupin F.

Kosova dhe Luksemburgu kanë shënuar nga tri fitore në tri ndeshje. Dardanët prijnë pasi kanë koshdallim më të mirë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42 dhe Gjibraltarin 98:19, kurse të premten do të përballen me Shqipërinë dhe të shtunën ndaj Luksemburgut.

Gjibraltari, Malta dhe Shqipëria kanë nga një fitore dhe dy humbje, kurse Moldavia është në vendin e fundit me tri humbje në tri ndeshje.

Ndeshjet transmetohen në YouTube dhe ato të Kosovës në Artmotion, kurse lajmet dhe fotografitë dhe lajmet i gjeni në rrjetet sociale të FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: