Në Gjermani është hedhur shorti për parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Dardanët janë në grup me Norvegjinë dhe Danimarkën. Gjithsej ishin dhjetë shtete, ku në një grup janë katër kombëtare dhe në dy grupet tjera nga tri kombëtare.
Kombëtaret lidere do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet. Në grupin me katër shtete, vendit të dytë nuk do t’i llogariten rezultatet nga ndeshjet me vendin e fundit.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në shtëpi dhe dy mysafirë.
Takimet zhvillohen në dritaret në 25-28 Nëntor 2021, 24-27 Shkurt 2022 dhe 30 Qershor-3 Korrik 2022.
Në short ka qenë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.