20/08/2021 FBK

Moldavia fiton ndaj Maltës

Moldavia ka shënuar fitoren e parë në FIBA European Challenger, duke mundur Maltën 53:41 (6:14, 13:7, 19:3, 15:17).

Ndeshjen më mirë e nisi Malta, duke qenë bindshëm më të mirë në çerekun e parë 6:14, por moldavët u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, që e fituan 13:7, për të shkuar në pushim me shifrat 19:21.

Moldavia vazhdoi me lojë të mirë dhe dallimin e bëri në periodën e tretë, ku dominoi totalisht, duke e fituar këtë pjesë 19:3, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:24. Moldavia menaxhoi mirë edhe në 10 minutat e fundit për të fituar me rezultat 53:41.

Moldavia dhe Malta tani kanë nga një fitore dhe tri humbje.

Nga ora 17:00 përballen Kosova dhe Shqipëria, ndërsa nga ora 20:00, Luksemburgu dhe Gjibraltari.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: