Moldavia e ka mundur Gjibraltarin me rezultat 36:67 (8:21, 5:13, 8:19, 15:14), në FIBA European Challenger.
Pas një fillimi të barabartë, Moldavia mori lojën në duar, duke u treguar skuadër më e mirë dhe fitoi çerekun e parë 8:21. Moldavët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 5:13, për të shkuar në pushim me shifrat 13:34.
Moldavia vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, që e fitoi 8:19, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 21:53. 10 minutat e fundit ishin të barabartë 15:14 dhe Moldavia fitoi me rezultat 36:67.
Moldavia e përfundoi Evropianin me dy fitore dhe tri humbje, kurse Gjibraltari me një fitore dhe katër humbje.
Nga ora 20:00 përballen Kosova dhe Luksemburgu, që është edhe sfida e fundit për këtë Evropian.